Nëse do të kisha lindur në vitin 1970

Nëse do të kisha lindur në vitin 1970, do të rritesha nën hijen e errët të komunizmit, duke parë sy që dridheshin nga frika, duke ndjerë heshtjen e rrugëve të mbushura me padrejtësi dhe dhimbje. Do të shihja familje të thyer nga burgosjet, të rinj që përpiqeshin të mbajnë shpresën gjallë, dhe do ta ndjeja secilën frymëmarrje të shtypur nën peshën e një regjimi që merrte gjithçka, përveç guximit. Kur të vinte Dhjetori i vitit 1990, do të isha aty  me studentët e Dhjetorit, zemra ime do rrihte zjarr i pashuar, duart do dridheshin, por shpirti do ishte i pathyeshëm. Do të ndjeja baltën nën këmbë, do bërtisja , e dua Shqiprinë Demokratike, thirrjet që thyheshin nga muri, shikimet e frikës dhe shpresës që ndriçonin sy pas syri. Do të kisha marshuar pranë Azem Hajdarit, duke brohoritur me zë të lartë, duke tundur duart, duke ndjerë çdo goditje të zemrës së kolegëve, çdo hap drejt lirisë, çdo rrezik që mund të vinte nga çdo kënd. Do të kisha dhënë gjithçka për të qenë aty, për të ndjerë frikën, guximin dhe shpresën që fluturonin si zjarr në rrugët e Tiranës, duke u bërë histori. Admiroj çdo një prej tyre , kurajon, vendosmërinë, zemrën që nuk iu thye. Ata nuk janë thjesht studentë për mua , janë zëri i lirisë që ndriçon çdo shqiptar. Kur Dhjetori të vinte, unë do të isha aty, me ta, duke ndjerë çdo rrahje të zemrës, çdo thirrje për liri, çdo ëndërr për Shqipërinë e lirë

Posted Mar 18, 2026, 2:19 PM UTC

10
Loading comments…