Te thuash “jam e bukur” eshte problem sot?
Po lexoja disa postime ketu dhe me doli perpara nje vajze qe shprehej se ishte e bukur dhe terheqese, por single. Si fillim me la pershtypje pozitive fakti qe ajo ishte e vetedijshme per vleren e saj dhe reflektonte vetebesim. Mirepo, komentet ishin zhgenjyese. Me habiti menyra sesi nje shprehje kaq e thjeshte dhe personale u prit me cinizem dhe perpjekje per ta zhvleresuar.
Pse vazhdojme ta kemi kaq te veshtire te pranojme qe dikush ndihet mire me veten dhe e artikulon kete pa komplekse? Komente te tipit “je per nje nate” dhe te ngjashme nuk jane vetem te papershtatshme, por tregojne nje nivel te ulet dhe te neveritshem. A eshte vertet problem te vleresosh veten, apo kjo lidhet me nje mentalitet me komplekse, ku vetebesimi shpesh shihet si arrogance?
Posted Apr 3, 2026, 4:55 PM UTC