Thirrje per protest kombetare
Meqenëse gjatovili thotë se projekti do të vazhdojë dhe nuk e jep dorëheqjen edhe sikur në shesh të dalin jo 5 mijë, por 500 mijë qytetarë, atëherë është pikërisht ky momenti që të organizohemi si një komb i vetëm.
Ka ardhur koha që shqiptarët nga të gjitha trevat të bashkojnë zërin e tyre. Nga çdo rreth i Shqipërisë, nga diaspora në çdo cep të botës, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Të gjithë së bashku, pa dallime politike, krahinore apo ideologjike, për të treguar se kur preken interesat e përbashkëta kombëtare, kur preken liria, mbijetesa dhe pavarësia, zëri i popullit, zëri i kombit, është fuqi dhe nuk mund të injorohet, nuk mund të përbuzet.
Le të mblidhemi 501.000 shqiptarë në Tiranë, në një datë që do të diskutohet dhe vendoset me dakordësi të gjerë, dhe të thirret nga njerëzit me më shumë ndikim dhe besim te qytetarët. Personalisht propozoj që thirrjen për protestën kombëtare ta bëjë Marin Mema.
Kjo nuk është thjesht një protestë. Është një thirrje për bashkim qytetar, për pjesëmarrje, për dinjitet, për forcën e fjalës së lirë dhe për të ardhmen e kombit. Kur një popull ngrihet i bashkuar, i organizuar dhe paqësor, asnjë pushtet nuk mund ta shpërfillë, asnjë pushtet nuk mund ta ndalojë. Nuk e kanë ndaluar dot as diktatorët, e jo më kryepatronazhisti ynë.
#RnbBnb Koha e pritjes ka mbaruar.
Posted Jun 7, 2026, 4:32 AM UTC