Tatimi progresiv është shkaktari kryesor i shpopullimit të Shqipërisë.
Të nderuar miq, tatimi progresiv po detyron mbi 1 milion shqiptarë të largohen nga vendi. Kur shteti e "mbyt" biznesin privat me taksa dhe nuk e lejon të marrë frymë, biznesi ka vetëm dy rrugë: ose të largohet, ose të rrisë çmimet. Të dyja këto krijojnë një rreth vicioz që shkatërron ekonominë. Ideja se shteti mund të balancojë "tepsinë" për t'u dhënë të gjithëve nga një copë keku nuk funksionon. Përkundrazi, kjo politikë e shkatërron vendin. Duke e penguar biznesin privat dhe duke u fokusuar vetëm te politika të "minimumit jetik", shteti detyron pronarët të shkurtojnë vendet e punës: një biznes që mund të punësonte 8 veta, tani punëson vetëm 4. Duke urryer njerëzit që marrin iniciativë dhe hapin vende pune, ju në fakt po urreni vetë progresin. Nëse i pasuri bëhet më i pasur në një treg të lirë, edhe i varfri përfiton, sepse ka më shumë punë, më shumë konkurrencë dhe çmime më të lira si rrjedhojë e rritjes së prodhimit. Fatkeqësisht, komunizmi është ideologjia më e lehtë për t'u shitur. Iluzioni se qeveria, duke ndërhyrë në ekonomi, po bëhet një lloj "Robin Hoodi", nuk është thjesht një ide e gabuar është e rrezikshme. Pikërisht kjo ndërhyrje krijon oligarkinë. Ka një diferencë të madhe mes kapitalizmit real, meritokratik, dhe kapitalizmit klientelist që ushqehet nga tatimi progresiv. Kur taksoni pronarët e tokave dhe kapitalit, mos u çudisni kur rriten qiratë. Po e shohim efektin e kësaj politike sot: një çift i ri shqiptar duhet të punojë 104 vjet për të blerë një apartament. Është koha për të kuptuar se ku qëndron problemi real.
Posted Jun 27, 2026, 7:30 AM UTC