Rëndësi nuk ka kush e bëri dhunën; rëndësi ka reagimi në popull.
(1) Për Sherlock Holmes-at që u turrën, pa nje pa dy, të kapin se kush theu një copë xhami: brrravo ju qoftë, aplikoni për sezonin e ardhshëm meskin të True Detective (se veç i pari ka qenë i hajrit). Vetëm se kini parasysh se po ju përdor deri në fyt makina e propagandës.
Tani, fakti se dy copa xhami na u barazokan me gjëmën e fundit, me të vërtetë, me rrëzimin e republikës, tregon se jemi pasardhësit e denjë të brezit që ngriti në piedestal fosilin e ndryshkur dhe mjekrën laramane… sepse ishte ai brez, të cilit iu thadrua thellë në rrudhat e trurit se dhuna ndaj shtetit është diçka e paimagjinueshme dhe, me të vërtetë, lëreni mënjanë tradhtinë ndaj shokut: mëkati i fundit që të çon tek djalli i Dantes që të përtyp në përjetësi, nuk është tradhtia, jo, është prekja sado e vogël e atij që të përdhunon ditë për ditë me një përpikmëri të admirueshme…
Pra: nuk ka rëndësi se kush apo me ç’qëllim e prishi manikyrin e xhandarllëkut nr. 3.
Jo!
(2) Ajo që ka rëndësi është reagimi në kor i turmës teksa ky manikyr zhbëhej... Një valë e nxehtë, një valë e pakorruptueshme dhe e patjetërsueshme brohoritjeje dhe ekstaze të pastër (e kush ka nevojë për shroomsa kur je midis një turme të tillë??)...
Kjo është ekstaza për drejtësi e të dhunuarit e të përdhunuarit, kjo është ekstaza për drejtësi e gruas së ndrydhur për dekada të tëra e që në fund vendos ta kastrojë të shoqin teksa flen (që mashkulli mesatar meskin shqiptar ka me shekuj që e praktikon si traditë, meqë ra llafi, për ju që ju duket vetja popull superior krahasuar me popujt e Azisë), e të baltosurit dhe të shpërfillurit, e të grabiturit nga këto elita parake me dell të çmenduri alla Ted Bundy, e atij pa të tashme e pa të ardhme; kjo brohoritje triumfi ishte ekstaza e atyre që vit pas viti, ditë pas dite, për këto 36 vitet e fundit janë përbuzur deri në fyt nga ky taraf precipitatesh të dëmshme kimike...
Kështu që turp, turp dhe vetëm turp për tradhtarët që mbollën panik në turmë dhe ia përgjysmuan numrat asaj (dhe keshtu nisën pergjysmimin pa kthim), duke ia mbathur nga sytë këmbët sapo autoboti me ujë u duk nja 500 metra larg (pra frikacake në steroide).
Këto lavire bulevardi, këta 20-vjeçarë hesapi, që kanë dhe fodullëkun t’u duket vetja më superiorë se prindërit e gjyshërit e tyre, i tradhtuan ngjyrat e tyre të vërteta në momentin që ia krisën vrapit në pikë të plumbit.
E teksa po vraponin “për jetën e tyre”, duke shpërndarë klithma paniku nëpër turmë, kontrasti ishte aty për ata që kishin sy: Lubonja dhe një grup tjetër 60, 70-vjeçarësh ishin mu në pararojën e policisë, të patrembur, të palëkundur, teksa mizat u kalonin afër supeve...
(3) Ky ishte një moment i artë për të dërguar një mesazh simbolik.
Xhandarmëria #3, vendi ku u derdh gjaku i mijëra shqiptarëve gjatë errësirës së komunizmit, vendi ku sot u mblodhën mijëra njerëz me qëllime paqësore... njerëz që ishin gati të qëndronin aty edhe pse shkopat e bejsbollit të regjimit me një urrejtje ndaj së bukurës, ishin gati për dhunë makute...
Po le të ushtronin dhunën e tyre shtazarake, dreqi ta hajë... le t’ia nxirrnin fytyrën e vërtetë për te 100-here këtij regjimi mafioz... le të ushtronin dhunën e tyre bishërore dhe të vërtetonin me prova vazhdimësinë e regjimeve; se pinjollët e regjimit të djeshëm janë akoma edhe sot në pushtet....
(4) Për sa i përket bankës së katrafundit e sojit të ngjashëm, këtyre kasetave të prishura që u ka ngecur filli tek të njëjtat sllogane, që mesa duket morën lëvdata nga gen Z për kontrollin e turmës dhe ndarjen nga “dhuna barbare e protestuesve” sot, kjo gjenerata superiore që na paska nisur dhe protestat, gjenerata e gjeneratave shqiptare me një fjalë... keni treguar se jeni pasardhës të denjë të prindërve tuaj... por të paktën prindërit tuaj nuk u gënjyen nga halabakë e matrapazë të dorës së tretë...
Shqiptari mesatar, si një qenie quasi-barbare dhe e thjeshtë (simple), futet tek kategoria e popujve ku fytyra e njeriut -si shuma e gjithë aspiratave të tij në një jetë- të jep një përfundim më të mirë për atë njeri se çdo bisedë që mund të bësh me të. Dhe banka e katrafundit mund edhe të katapultohet tek banka e parë, po prape bankë e katrafundit mbetet...
Ta mbani me kimet, o bijtë e rreptë të Shqipes!
Posted Jul 5, 2026, 12:19 PM UTC